Donald Trump: “Unë i dua myslimanët”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Donald Trump, i pyetur nga gazetarja e CNN-it nëse ‘mylsimanët përbëjnë kërcenim për Shtetet e Bashkuara’,ai i është përgjigjur shkurt ‘unë i dua myslimanët, mendoj se janë njerëz shumë të mirë.’
Gjatë një séance pyetje-përgjigjje me student, Trump nuk ishte në gjendje t’i shmangej pyetjes në lidhje me polemikat e fundit, kur një simpatizues i tij, e quajti Barak Obamën mysliman.
I pyetur nëse Donald Trump do të konsideronte të pranonte një mysliman në administratën e tij, ai u përgjigjë,” Pa dyshim. Nuk e kam problem.”
Ditëve të fundit, ai është është kritikuar pasi nuk ka korigjuar një nga mbështetësit e tij, kur tha se presidenti Barack Obama është mysliman dhe as nuk është Amerikan, transmeton Gazeta Blic. Republikani në të kundërt, qeshi me komentin, i cili u pasua nga komentatori me fjaline: “Ne kemi një problem në këtë shtet – muslimanët”. Ngjarja ka ndodhur gjatë një mbledhjeje fushate të zotit Trump në New Hampshire. Ndërsa, një ditë pas kritikave të shumtave, Trump ishte deklaruar se nuk ‘është i obliguar të mbrojë Obamën’.