E rrallë:I hiqen 420 gurë nga veshka!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

He Dong është një 55 vjeçar, i cili vuante nga dhimbja e veshkave dhe pas kurimeve të nevojshme mjekët kanë arritur që nga organi i tij të nxjerrin 420 gurë të madhësive të ndryshme.
Mjekët e kanë quajtur pacientin “minierë gurësh në veshka”, kanë qenë pikërisht rrezet X ato që e kanë treguar sasinë e madhe të gurëve, që ka bërë që 55 vjeçari ti nënshtrohet një operimi prej dy orësh.
Mjekët në spitalin Jinhua të provincës Zhenjang të Kinës, kanë arritur me sukses të heqin gurët, që i ishin krijuar duke ngrënë tepër “tofe”. Një lloj gjize me soje të ndrydhur, përmban sasi tepër të madhe të proteinave, që dyshohet të jetë shkaktar i gurëve në veshka/Albeu
Gjithashtu një faktor tjetër ndikues në krijimin e gurëve, ka qenë edhe mungesa e ujit, pasi zotëri Dong nuk pëlqente të pinte ujë.