Ajo është mjaft e rezervuar në privatësinë e saj, sa që daljet e saj me familjarë thuajse nuk kanë ekzistuar.
Këngëtarja Elvana Gjata rrëmbehet nga emocionet në ditën e ditëlindjes së nënës së saj dhe publikon një fotografi me të.
Duke postuar në Instagram një foto duke bërë gëzuar me nënën dhe duke shijuar puthjet e saj, Elvana shkruan, “E shtrenjta ime Gëzuar ditëlindjen!”
Pavarësisht angazhimeve të shumta, kur vjen puna për familjen ajo është aty dhe shijon çdo moment me ta.
