Fejzullah Hasani: Nuk mund të fajësohet vetëm Gjyqësori (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, sot ka deklaruar se nuk mund të injorojmë faktin e problemeve në fushën e sundimit te ligjit dhe mungesën e seriozitetit politik për këtë.
Këto komente Hasani i bëri në  “Samitin e Kosovës për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut” është në organizim të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD-Berlin), dhe me mbështetje te UNDP-se e USAID-it, po mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Në samitin, i cili do të zgjasë dy ditë, marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Peci, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, Drejtor i përgjithshëm dhe themelues i ICD-së Mark Donfried, si dhe ekspertë, gjykatës, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. / 21MEDIA