Gjigandi italian i makinave, Ferrari, ka tërhequr mbrapsht rreth 2500 makina për shkak të airbag-ëve difektozë.
Kompania bëri të ditur se airbag-ët furnizohen nga firma japoneze Takata.
Në total janë 800 Ferrari vetëm në Amerikën e Veriut.
Ferrari thotë se për shkak të defekteve, ekziston mundësia që jastëkët të mos e mbrojnë siç duhet personin në makinë.
Modelet e prekura janë LaFerrari, F12 Berlinetta, FF, California T, 458 Speciale A, 458 Speciale, 458 Spider dhe 458 Italia.
