Fiasko e së djathtës shqiptare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 40 bashki të Shqipërisë; dhe sipas rezultateve të votave del se në 29 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 11 bashkitë e tjera, fitues janë kandidatët e së djathtës.
Në bashkitë e tjera vijon numërimi i votave, që bashkë edhe me Tiranën duket se do të mbyllet brenda ditës së nesërme.
Ndërkohë aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga KQZ numërimi ka avancuar, ku garën vazhdon ta kryesojë Erjon Veliaj me afro 33 mijë vota.
Të dhënat e orës 20:30 në KQZ flasin për 122 mijë e 747 vota të marra nga Veliaj dhe 89 mijë e 622 vota të grumbulluara nga Halim Kosova. Tiranës i kanë mbetur edhe 197 Qendra Votimi për të numëruar votat.
Bashkitë e fituara nga PS
1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec , Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
Bashkitë e fituara nga PD:
1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka