Skandali i fundit për përfshirje në korrupsion të zyrtarëve dhe dorëheqja e Sepp Baltter menjëherë pas rizgjedhjes ka shtyrë FIFA-n të pezullojë hapjen e garës për vendin mikpritës të Botërorit 2026.
Procedurat ishin parashikuar të nisin këtë vit dhe vendimi të merrej në kongresin që do të zhvillohet në Malajzai në 2017. Siaps sekretarit të përgjithshëm, Jerome Valcke nuk kishte kuptim që të niste kjo garë në situtën që po kalon qeveria botërore e e futbollit.
Drejtësia zvicerane po heton proçesin që vendosi zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Botës në Rusi në 2018 dhe Katar në 2022. Dyshohet se ka patur korrupsion në zgjedhjen e këtyre vendeve duke blerë vota. Për të organizuar Kupën e Botës 2026 janë të interesuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Meksika dhe Kolumbia.
Skandali në FIFA nisi me arrestimin e shtatë zyrtarë të lartë të saj me akuzën e korrupsionit dhe marrje ryshfeti në një operacion të drejtuar nga FBI. Pritet që brenda marsit të ardhshëm në FIFA të ketë ndryshime thelbësore dhe të votohet për presidentin e ri.tvklan.
