Filipine: Rrëmbehen 4 persona, mes tyre dhe shtetas të huaj

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Theksohet se në ishullin turistik Samal në jug të Filipineve persona të armatosur kanë rrëmbyer 4 persona, ku 3 prej tyre janë shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency .
Zëdhënësi i komandës së Mindanao-s Jugore, Alberto Caber ka njoftuar se persona të armatosur pasi kanë mbërritur me mjete motorike detare (skaf) në kompleksin turistik Ocean View Resort të ishullit kanë rrëmbyer një shtetas norvegjez, dy kanadezë dhe një filipinas.
Personat e armatosur para se të largoheshin në vende të ndryshme të kompleksit turistik kanë lënë mesazhe me shkrim si “Këto do t’ia paraqesim komandantit tonë”.
Ndërsa Kryekomisari i ishullit Samal, Lito Impas ka theksuar se norvegjezi i rrëmbyer ishte menaxher i kompleksit turistik, dhe se ekipet e rojës bregdetare dhe të policisë janë në ndjekje të rrëmbyesve.