Fillon gjallërimi i plazheve të Strugës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta kanë mbushur përplot me pushues plazhet e Strugës. Këtyre ditëve Struga është gjallëruar pasi përveç pushuesve në vendlindje për pushime janë kthyer edhe një numër i madh i mërgimtarëve.
Hotelierët thonë se çmimet e shërbimeve të tyre në krahasim me qytetin fqinjë Ohrin janë më të lira. Ata thonë se këtë verë mund të krenohen edhe për higjienën e qytetit.
“Presim më shumë mysafirë tek ne dhe në qytetin tonë. Struga njihet për çmimet e ulëta. Kështu që rekomandojmë që të vijnë këtu sepse Struga është qytet i mrekullueshëm jo vetëm për plazh por edhe për jetën e natës,” shprehet Nikola Bebekoski, hotelier.
Shëtitja me varkë është edhe një atraksion tjetër që tërheq pushuesit. Pronarët e këtyre varkave thonë se përmes këtyre shëtitjeve ata luajnë edhe rolin e ciceronit të qytetit.
“Periudhën e ardhshme presim që të jetë më bukur seç ka qenë, sepse këtë vit siç ishte dobët kurrë s’ka qenë më parë. Turistëve ne iu ofrojmë shëtitje deri në Kalishtë, Ohër dhe Radozhdë,” deklaroi Tode Stefanoski,pronar varke.
“Përfundimisht plazhet e Strugës po marrin pamjen e vërtet. Këtë fundjavë në “Plazhin e meshkujve” thuajse nuk gjen dot asnjë vend të lirë. Punonjësit e turizmit presin që pasqyra e tillë të jetë deri në fund të sezonit.”
Ditëve në vijim në Strugë do të organizohen manifestime të shumta kulturore që akoma më shumë do të pasurojnë ofertat e qytetit, raporton INA.