Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar do të plasojë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).
Sipas njoftimit të MPB-së, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.
Këto informata, në formë tabelore, do të jenë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun: mpb-ks.org/qkmk.
