Filmi “Burrneshat”, me shanse që ta qojë Italinë në Oscars

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Janë gjithsej nëntë filma që aktualisht janë në rrethin e ngushtë për të përfaqësuar Italinë në nominimet për ceremoninë e 88-të të The Oscars, gjegjësisht për filmat më të mirë në gjuhë të huaj.
Pos filmave “Latin Lover”, “Leopardi”, “My Mother”, “You cant save yourself alone”, “Per amor vistro”, “The Wait” “Blood of my Blood” dhe “Non essere cattio”, edhe filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit është pjesë e kësaj garë.
Me datë 28 shtator do të zgjidhet filmi më i mirë, ndërsa juria është në përbërje të Nicola Borelli, Nicola Piovani, Stefano Rulli, Gianni Canova dhe Natalia Aspesi.
“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.
Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat duke pasur një pushkë, për të marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Në këtë film luan aktorja e njohur italiane për disa çmime Alba Rohrwacher bashkë me Flonja Kodheli, Lars Eidinger, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj.
Italia e fiton komplet kategorinë në vitin 2013-të, me filmin “The Great Beauty” me regji të Paolo Sorrentino. Italia ka fituar për filmin më të mirë të huaj në Oscars edhe në vitet 1963, 1964, 1970, 1971, 1989, 1998.