Flamini afër largimit nga Arsenali

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini pritet të largohet nga klubi gjatë kësaj jave.
Sipas Daily Mirror, francezi është afër për t’u transferuar te gjiganti turk, Galatasaray.
31-vjeçari u rikthye në Emirates Stadium në verën e vitit të shkuar, ndërsa paraqitjet mbresëlënëse të talentit, Francis Coquelin, i kanë hapur rrugën largimit të ish-mesfushorit të Milanit.
Flamini ka qenë pjesë e ‘topçinjve’ edhe prej vitit 2004 deri më 2008, para se të rikthehej në vitin e kaluar.