Iniciativës për të dhuruar fustane në mbështetje të grave të dhunuara gjatë luftës i është bashkuar edhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi.
Lumnije Thaçi sot pasdite ka vizituar presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i ka dhuruar një nga fustanet e koleksionit të saj,.
Gruaja e Hashim Thaçit ka qenë e shoqëruar edhe nga deputetja e kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila gjithashtu ka dhuruar fustan për instilacionin artistik “Mendoj për ty”.
Sipas kësaj iniciative, fustanet e mbledhura do të varen në stadiumin e kryeqytetit, instilacion që pritet të hapet nesër, 12 qershor, me fillim në ora 10:00.
