Gjendet kufoma e një mashkulli në Liqenin Artificial të Tiranës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nxirret nga Liqeni Artificial trupi i pajetë i një mashkulli. Sipas policisë, kufoma e gjinisë mashkull është i moshës 35-40 vjeç. Dyshohet se viktima mund të jetë mbytur para 3-4 ditësh, por zbulimi i tij u bë i mundur vetëm ditën e sotme.
Nga policia bëhet me dije se, nuk iu gjet asnjë dokument identifikimi. Viktima kishte flokë të gjata të lidhura dhe ishte i veshur me pantallona të zeza të shkurtra, me bluzë të zezë dhe atlete sportive,transmeton Shekulli.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të zbuluar nëse viktima është mbytur në mënyrë aksidentale, ka kryer vetëvrasje apo kemi të bëjmë me një vrasje.