Mali i Zi është në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në NATO dhe kjo gjë e rrit nervozën e disa aktorëve në skenën politike malazeze të cilët janë kundërshtarë të NATO-s, ka thënë sot kryeministri malazias Millo Gjukanoviq.
I pyetur nga deputeti Borisllav Banoviq i Partisë Socialdemokrate, partner ky i vogël në koalicionin qeverisës, Gjukanoviqi në Parlament ka deklaruar se kundërshtarët e Aleancës Veriatlantike mbështeten në manipulime gjithnjë e më brutale, duke plasuar “të pavërteta bizare”, siç është ajo se ai ka kërkuar bombardimin e Malit të Zi.
Kryeministri malazias ka shtuar se shteti është në fazën përfundimtare të negociatave me NATO-n.
“Në vjeshtë do të jetë pjesa kyçe për Malin e Zi. Deri atëherë do të dihen edhe vlerësimet e Këshilit të Evropës në Raportin për përparimin”, ka thënë Gjukanoviqi.
