Google është duke e festuar Islamin përmes lansimit të një vegle të posaçme për Ramazanin.
Opsioni i quajtur “Shoqëruesi im Ramazan” do t’i ndihmojë myslimanët ta respektojnë muajin më të shenjtë të vitit.
“Në mënyrë që t’i ndihmojmë njerëzve për Ramazan, ne e kemi lëshuar My Ramadan Companion, i cili ofron informacione të lokalizuara, ndihmë dhe përmbajtje tjetër që mundëson pasurimin e asaj që webi mund të ofrojë për muajin e shenjtë” thuhet nga Google.
Në mesin e funksioneve janë edhe gjendja e trafikut, iftari më i afërt, receta gatimi dhe përmbajtje në YouTube, si dhe këshilla se si të jeni të shëndetshëm dhe si të kënaqeni për Ramazan.
