Gratë e PD-së ndihmojnë familjet rome në Fushë Kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Vizioni i Gruas i Partisë së Drejtësisë, ka vizituar sot disa familje të komunitetit romë në Fushë Kosovë, me ç’rast ka dhuruar veshmbathje dhe ëmbëlsira për disa familje që jetojnë në gjendje të rënd ekonomike.
Sipas njoftimit të partisë, kryetarja e Vizionit të Gruas të PD-së, Labinotë Demi-Murtezi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, tha se qëllimi i vizitës në këto familje është që sado pak t’u zbutet gjendja e mjerueshme dhe të kthehet buzëqeshja tek fëmijët në prag të festës së Kurban Bajramit.
“Zemrat tona qetësohen dhe dashuria rritet, atëherë kur shohim gëzimin edhe në sytë e të tjerëve. Andaj ju ftojmë që për kaq kohë sa ka mbetur deri në këtë festë, të dhuroni aq sa mundeni për këtë komunitet, e për ta çdo gjë është e nevojshme. Falënderojmë edhe zyrtarët e Partisë Liberale Egjiptiane, të cilët bashkëpunuan me ne për t’i ndihmuar familjet me gjendje më të rëndë”, ka thënë Demi-Murtezi.