Gruevski në OKB: Maqedonia shtet i qëndrueshëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski mbrëmë në Njujork mbajti fjalim në Samitin për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.  Ai në paraqitjen e tij e mbështeti agjendën universale për zvogëlim të varfërisë dhe për përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, e formuluar në dokumentin “Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm 2030”. Kryeministri Gruevski e theksoi angazhimin rajonal të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për të kontribuuar në realizimin e synimeve për një zhvillim të qëndrueshëm.
“Nisma Qendrore Evropiane, me të cilën kryeson Republika e Maqedonisë, dëshiron që të përfshihet mënyrë aktive në zbatimin e agjendës zhvillimore post 2015, ndërsa vendet anëtare shprehin gatishmëri për të dhënë kontribut rajonal konkret, për shkëmbim të diturive dhe shkëmbim të praktikave më të mira që kanë të bëjnë me nismat më të mira për zhvillim të qëndrueshëm, ndërtim të kapaciteteve të institucioneve publike dhe ngritje të vetëdijes”, tha Gruevski.
Sipas tij, Maqedonia kontribuon në mënyrë aktive për synimet e përbashkëta dhe se në politikat shtetërore po integrohen parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. “Për kategoritë shoqërore të rrezikuara i rritëm transferët socialë për 50 për qind, kemi vendosur dhe rritur kompensime financiare për këto kategori, sidomos për fëmijët pa përkujdesje prindërore, ndërsa punëdhënësit i kemi liruar nga tatimpagesa e pagesës për punësim të tyre në periudhë prej 5 ose më shumë vjet” potencoi kryeministri i Maqedonisë.
Gruevski shprehu mbështetjen aktive të Maqedonisë për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe për aktivitetet për mbështetje të grupeve shoqërore të rrezikuara dhe nxitje të punësimit.