Autoritetet anti-mafia në Itali, në raportin paraqitur para Parlamentit në lidhje me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, kanë theksuar se grupet kriminale të shqiptarëve kanë shtrirë aktivitetin e tyre në gjithë territorin e Italisë. Në raport u theksua se bandat shqiptare dallohen për metodat veçanërisht te dhunshme dhe aktivitetet me rrezikshmërinë më të madhe./21Media
