​Guardiola : Götze nuk kalon në Juventus

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Trajneri i Bayern Munichut Pep Guardiola ka demantuar se futbollisti Mario Götze do të kalojë në Juventus.
Mediat italiane kanë njoftuar të dielën se dy klube janë marrë vesh për ndërrimin me të cilin Arturo Vidal do të kalojë në Bayern, derisa Götze do të shkojë në Juventus.
“Mario është lojtar i rëndësishëm dhe i duhet Bayernit. Nuk jemi marrë vesh me asnjë klub për transferimin e tij. d Götze do të jetë në ekip për sezonin e ardhshëm dhe nuk kam qka të shtoj për këtë temë”, ka thënë Guardiola në një konferencë për media në Kinë, ku bavarezët gjendet në stërvitje.
Edhe Gotze ka thënë se nuk e ka ndërmend që të lëvizë nga Bayereni ndërkaq sipas shkrimeve të mediave nëse transferohet ai do të fitojë rreth 6 milionë euro në vit.