Një ekip nga Komisioni Evropian së bashku me ekspertë nga Maqedonia nga e hëna do t’i vlerësojnë dhe konfirmojnë nevojat për pajisje, burime njerëzore dhe ndihmën financiare që do t’u nevojitet autoriteteve për ballafaqimin me krizën migruese në kufirin jugor.
Këtë sot e paralajmëroi euro-komisari i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, gjatë vizitës së qendrës pranuese për refugjatë në Gjevgjeli, ku shkoi së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, drejtorin e Byrosë për siguri publike Goranço Savovski dhe euro-ambasadorin Aivo Orav.
Han me këtë rast falënderoi autoritetet në Shkup për siç tha ballafaqimin e suksesshëm të autoriteteve me valën e refugjatëve./21Media
