Gjykata speciale do ta mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë javës së ardhshme, ku gjatë takimit besohet se do të binden shumica prej 12 deputetëve që të votojnë pro themelimit të kësaj gjykate.
Kështu ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë për Klan Kosova se nëse kjo nuk do të bëhet, Kosova do të përballet me pasoja në arenën ndërkombëtare.
“Kemi marr vendim si kryesi. Edhe kryetari i partisë do të angazhohet nga e hëna e tutje rreth kësaj çështje”, theksoi ai.
Përveç dëmit që do t’i shkaktohet Kosovës në raport me ndërkombëtarët, sipas Halitit, me mos votimin e speciales punët mirë nuk pritet t’i kenë as ata që nuk do ta votojnë atë.
“Të gjithë ata që nuk janë në linjë me SHBA dhe BE në këtë rast, besoj se karrierën politike ia shkurtojnë vetës”, ka thënë Haliti, duke shtuar se edhe vet ka zhvilluar debate të ashpra miqësore me disa deputet për specialen.
