Rihapen sot pas 3 javësh të gjitha degët e bankave në Greqi, të cilat ishin mbyllur para zhvillimit të referendumit. Sipas kushteve të paracaktuara limiti ditor I tërheqjes së parave nga bankat është 60 euro, ashtu si më parë. Por nëse nuk janë bërë tërheqje gjatë javës mund të merren 420 euro në javë.
Pensionistët mund të tërheqin 300 euro në javë. Për shkak të 3 javëve mbyllje, sot dhe në ditët në vijim pritet të ketë radhë të gjata të klientëve për të tërhequr para.
