Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës ka hapur procedurën penale kundër presidentit të FIFA-s Sepp Blatter me dyshimin e keqmenaxhimit dhe për keqpërdorim.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka lëshuar një deklaratë:”Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (ZAP) ka hapur procedurë penale kundër Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) me dyshimin penal të keqmenaxhimit , si dhe – si alternativë – për dyshimin e shpërdorimit.”Procedura penale kundër Presidentit të FIFA-s, Z. Joseph Blatter, është hapur më 24 shtator 2015 nën dyshimin për keqmenaxhim penal (neni 158 Kodi Penal zviceran / SCC) dhe – alternativ – përvetësimi i mjeteve (neni 138 i Kodit Penal zviceran / SCC) . “Me këtë, ZAP dyshon se më 12 shtator 2005 Z. Joseph Blatter ka nënshkruar një kontratë me Federatën e Futbollit të Karaibeve (me Jack Warner si President në atë kohë); Kjo kontratë ishte e pafavorshme për FIFA. Nga ana tjetër, ka dyshim se, në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Joseph Blater gjithashtu ka shkelur detyrat e tij dhe ka v epruar kundër interesave të FIFA-s
Përveç kësaj, zoti Joseph Blatter është i dyshuar për një pagesë të prej 2 milonë CHF për Michel Platini, President i UEFA-s në kurriz të FIFA-s, e cila dyshohet se është bërë për punën e kryer në mes të janarit 1999 dhe qershorit 2002; Kjo pagesë u ekzekutua në shkurt 2011.
