Prokurorja shtetërore e Sllovenisë, Marinka Jeraj ka sqaruar se megjithatë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni.
Sipas saj, Haradinaj duhet te qëndroje derisa të sqarohet nëse flet-arresti ende është valid apo jo.
Ajo nuk ka mundur të thotë se sa gjatë do të zgjasin këto procedura.
Haradinaj ndërkaq thotë se ai nuk është arrestuar në Slloveni, por vetëm është mbajtur në aeroportin e Lubjanës për të sqaruar procedurat në lidhje me flet-arrestin e lëshuar nga Serbia të vitit 2004.
Serbia kundër Haradinajt ka ngritur 108 kallëzime penale.
