Hojt Ji: Vlerësojmë përpjekjet e Kosovës për integrime evropiane(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Shpresojmë që Kosova do të vazhdojë me përpjekjet për integrimet euro atlantike, fuqishëm i përkrahim përpjekjet që po bëhen për përmbushjen e standardeve për liberalizim të vizave, që kuptohet është vendim që varet nga vendet anëtare të BE-së. Pra, vlerësojmë përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve me fqnijët dhe ku përvec dialogut me Serbinë duhet përmendur dhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi”.
Kështu tha në një intervistë për RTV21 Hojt Brajan Ji (Hoyt Brian Yee), zëvendës ndihmës i sekretarit shtetëror i Stejt Departamentit Amerikan. Intervistën e zhvilloi i dërguari ynë special në New Jork, Eugen Saraçini./ 21 Media