Holland kërkon solidaritet për refugjatët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vala e refugjatëve në drejtim të veriut të Evropës po vazhdon pa u ndalur, ndërsa nesër do të zhvillohet takimi i dytë i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian, në të cilin do të diskutohet për kuotat për shpërndarjen e refugjatëve. Presidenti i Francës, Fransoa Holland, deklaroi se të gjitha shtetet e Evropës duhet të pranojnë refugjatë?
Asnjë shtet i Evropës nuk mund të kursehet, kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë azil, ka deklaruar Presidenti i Francës, Fransoa Holland.
Gjatë vizitës së tij në Marok, Holland tha se në shpërndarjen e refugjatëve që kanë arritur deri me tani në kontinentin e vjetër duhet të përfshihen të gjitha shtetet e Evropës.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të përpiqen që gjatë kësaj jave të tejkalojnë dallimet e mëdha në lidhje me planin e Komisionit të Evropës për shpërndarjen e refugjatëve.
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do të tubohen nesër në Bruksel, në takimin e dytë të jashtëzakonshëm brenda një jave, për të shqyrtuar sërish planin kundërthënës të Komisionit për kuotat obliguese për pranimin e rreth 120 mijë refugjatëve, të cilët aktualisht gjenden në Greqi, Itali dhe Hungari.
Javën e kaluar ministrat nuk arritën pajtimin për të mbështetur planin dhe takimi përfundoi pa ndonjë rezultat.
Përderisa Gjermania dhe Franca po e mbështesin planin, ai kritikohet ashpër nga një grup i shteteve nga Evropa Lindore, e disa prej tyre, si Hungaria, nuk dëshirojnë të përfshihen fare në të.
Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johana Mikëll Llajtner, sot propozoi dhënien e azilit të kufizuar refugjatëve, të cilët po arrijnë në Evropë. Ajo tha se është kjo një mundësi, për të cilën duhet të mendohet./ 21 Media