Familjet greke janë më të varfëra në Evropën Perëndimore, citohet në raportin e siguruesit më të madh evropian “Alijanc” për pasurinë botërore, shkruan gazeta greke “Katimerini”.
Sipas të dhënave në raport grekët janë më të varfërit në Evropë, por njëkohësisht kanë edhe më pak borxhe. Në vitin 2014 çdo shtetas grek ka pasur pronë në vlerë prej 11.645 eurosh dhe borxh në vlerë prej 11.105 eurosh.
Nën pronë, kompania i merr parasysh llogaritë bankare, produktet financiare dhe siguruese që hyjnë në detyrimet personale të amvisërive. Sipas këtij treguesi Greqia është në vendin e fundit mes 15 shteteve në Evropën Perëndimore dhe në vendin e 26-të nga të gjitha 53-të vendet e përfshira në raportin e “Alijanc”.
Në vendin e parë në listë, si në Evropën Perëndimore, ashtu edhe në botë është Zvicra. Atje çdo qytetar ka pronë në vlerë prej 157.446 eurosh. Shteti i fundit i rradhitur është Kazakistani me 406 euro.
Sipas raportit çdo qytetar grek ka borxh mesatarisht 11.105 euro, që është shuma më e ulët në Evropën Perëndimore. Për krahasim Zvicra edhe këtu është e para me 50,860 euro borxh për çdo qytetar.
