Hungaria ashpërson ligjet mbi emigrantët dhe azil-kërkuesit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qeveria hungareze po planifikon ashpërsimin e ligjit për emigrantë dhe azil-kërkuesit, për të lehtësuar dhe përshpejtuar dëbimin e atyre që hynë ilegalisht në vend.
Sipas ndryshimit të projekt ligjit për të drejtat e azil-kërkuesve, që është publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndryshimet janë të nevojshme me qëllim të përshpejtimit dhe të përmirësimit të procesit të identifikimit të azil-kërkuesëve të ligjshëm dhe lejon deportimin e emigrantëve ekonomikë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, Hungaria ka marrë 53.300 aplikime për azil këtë vit, ndërsa vitin e kaluar kishte 42.700 aplikime.
Shumë azilkërkues largohen për vendet perëndimore si Gjermania dhe Suedia para se aplikacionet e tyre të janë zgjidhur.transmeton AA
Të mërkurën, qeveria hungareze njoftoi planet për të ndërtuar një gardh të lartë katër metërsh në kufirin jugor me Serbinë, për të zvogëluar numrin e hyrjeve të paligjshme në vend./21Media