Hyseni: Qytetarët duhet të ndihen të sigurt me PK-në(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një ushtrimi të përbashkët, të reagimit dhe menaxhimit të situatave në nivel operativ, me përfshirje të gjerë të njësive speciale dhe njësive për reagim të shpejtë nga të gjitha rajonet.
Me këtë rast, siç njoftoi MPB me anë të një komunikate, Hyseni ka theksuar se ka qenë kënaqësi e veçantë sot derisa ka vëzhguar një ushtrim të një nga situatat e shumta të mundshme, me të cilat pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë përballur dhe mund të përballen në të ardhëm.
Ministri i MPB-së, Skender Hyseni