Ministri Hyseni sot do të vizitojë komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, sot, më 24 korrik, do të vizitojë komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Gjatë kësaj vizite, në ora 13:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 14:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
