Kjo është Susan Dunn nga Anglia, e cila prej kohësh duket se vuan nga problemet mendore. Dunn prej kohësh jetonte me kukullën e saj dhe e trajtonte atë si një foshnjë me shumë dashuri.
Në shtator të 2013, gruaja u shtrua në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe pikërisht aty ndodhi edhe “krimi”. Pas një debati me personelin mjeksor, një infermiere vendosi që t’ia largonte kukullën, duke e ditur mirë se çfarë përfaqësonte ai objekt për Susan.
Mësohet se infermierja si një shenjë hakmarrje për sjelljen e Suzanës ka keqtrajtuar kukullën në prani të saj. Kjo është një çështje e cila përfundoi në gjykatë, ku gruaja u dëmshpërblye me 90 mijë euro nga spitali, pas vendimit të gjykatës.
