Policia kurde që mbështet forcat kryengritëse të Sirisë, e ka marrë plotësisht qytetin Tel Abijad që kontrollohej nga ISIS ka thënë Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut .
“Nga mëngjesi asnjë plumb nuk është shkrepur në Tel Abijad”, ka thënë drejtori i Observatorit për të drejtat e njeriut Abdul Raman, transmeton AP.
“Luftëtarët kurdë tash plotësisht kontrollojnë Tel Abijad” që shfrytëzohej nga ISIS si hyrje nga Turqia për në territorin e saj kryesor qytetin Raka, ka sqaruar ai,transmeton AP.
Anëtarët e Njësisë kurde për mbrojtje etnike dhe aleatët e tyre, rebelët sirianë, janë në kërkim të pastrimit të qytetit nga minat dhe minat befasuese në vetura që pas kanë lënë luftëtarët e ISIS-it.
“Minat dhe veturat bomba gjendet gjithandej, sikurse edhe trupat e luftëtarëve të ISIS-it që janë shtrirë përreth rrugëve”, ka thënë Sherfan Darvish, zëdhënësi i grupit rebel Burkan Ak Furat./21Media
