ISIS sulmoi ambasadën amerikane në Irak

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tre persona janë vrarë nga sulmi me bombë që organizoi Shteti Islamik e që kishte cak ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin Erbil të Irakut.
Mediet amerikane raportojnë se asnjë nga personeli amerikan nuk është lënduar nga sulmi që kishte cak ambasadën.
Departamenti i Shtetit në një komunikatë për medie ka theksuar se vetura bombë ka shpërthyer para hyrjes së fortifikuar të ambasadës amerikane.
Regjioni kurd në Irak është një partner i rëndësishëm i koalicionit amerikan në kampanjën për të shkatërruar Shtetin Islamik që po kërcënon të marrë edhe qytetin Erbil.