Të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet e fundit me bomba në Bagdad.
Sulmi është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët gjatë muajve të fundit kanë zgjeruar territoret e fundit.
Militantët e këtij grupi terroristë thanë se ishin ata autorët e sulmit ndaj një ndërtese qeveritare në perëndim të Bagdadit, ku mbetën të vdekur të paktën dy persona.
Situata në Irak prej vitesh ka qenë e tensionuar edhe për shkak të sulmeve vdekjeprurëse sektare.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se sulmet e tjera të së martës kanë pasur si synim personelin ushtarak.
