Sipas Indeksit të Paqes Globale, i publikuar çdo vit nga Instituti i Ekonomisë dhe Paqes, Islanda dhe Danimarka vazhdojnë të jenë dy vendet më të qeta në botë.
Në raport tërheq vëmendjen që Danimarka nuk ka ndryshuar renditjen edhe pse më 14 dhe 15 shkurt në kryeqytetin Kopenhagen u përjetuan dy sulme terroriste.
Në hulumtimin e kryer duke patur parasysh faktorët si paqja, qetësinë, tregtinë, kulturën, ekonominë dhe politikën, gjithashtu një rol të rëndësishëm ka patur edhe situatat e luftërave të vetë vendeve ose në rajonin ku ato ndodhen dhe pjesëmarrja e vendeve në luftëra.
Në kërkimet e kryera vërehet se në Francë ka rënie të qetësisë pas sulmeve ndaj “Charlie Hebdo” dhe gjithashtu tërheq vëmendjen se Greqia ka shënuar një rritje me 22 shkallë më lart pavarësisht problemeve ekonomike. Ndërsa në fundin e listës ndodhet Siria. Ndërsa Libia dhe Ukraina renditen si vendet që kanë shënuar ulje më të madhe në krahasim me një vit më parë. Gjithashtu në hulumtim theksohet se 13 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) harxhohet në luftëra.
Në 162 vende të ekzaminuara në kuadër të hulumtimit vërehet se në 81 prej tyre qetësia është rritur, ndërsa në 78 prej tyre është ulur. Ndërsa 15 nga 20 vendet më të qeta ndodhen në Europë. Ndërsa Turqia mes vendeve Europiane ndodhet në vendin e 36 dhe në rang botëror ndodhet në vendin e 135 mes 162 vendeve, raporton (AA).
Vendet më të qeta të botës sipas këtij indeksi janë të listuara si më poshtë:
1. Islanda
2. Danimarka
3. Austria
4. Zelanda e Re
5. Zvicra
6. Finlanda
7. Kanada
8. Japonia
9. Australi
10. Republika Çeke
