Qindra mijëra italianë janë mbledhur sot në Romë që të protestojnë kundër martesave të gjinisë së njëjtë.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Familja e shpëton botën” dhe “Mbrojmë fëmijët tanë”, transmeton AFP.
Protesta u organizua në kohën kur Senati italian po mendon që ta ndryshojë ligjin për martesat civile iniciativë kjo e kryeministri Mateo Renci.
Iniciativa që Italia të hedhë hapin për këtë çështje është rritur që kur muajin e kaluar irlanda lejon martesat e dy gjinive.
