Ja cila është mosha më e mirë për t'u martuar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një studimi të fundit bërë nga Universiteti i Utah, sociologu Nicholas Wolfinger pas mbledhjes së të dhënave nga “Anketimi Kombëtar i Rritjes Familjare” për vitet 2006-2010, arriti në përfundimin që nëse ju martoheni në moshën 20-vjeçare , keni 50 përqind më shumë mundësi të divorcoheni, krahasuar me ata që martohen në të 25-tat. Martesa pas moshës 25-vjeçare redukton mundësinë e divorcit me 11 përqind, por nëse martoheni 32-vjeç probabiliteti për t’u divorcuar rritet me 5 përqind për çdo vit pas kësaj moshe.
Wolfinger tha se kjo prirje duket të jetë relativisht e re, pasi një studim i mëparshëm me të dhënat e 2002-shit tregoi se shkalla e divorcit të njerëzve që martohen pas të 30-ve u përjashtua në vend që të pësonte rritje, ndaj besimi i krijuar se sa më shumë të prisni për t’u martuar aq më e mirë do të jetë martesa juaj, bie poshtë.