Skuadra londineze Arsenal, po ballafaqohet me plotë lëndime që po i vështirësojnë punën e Arsene Wenger.
Së fundmi është lënduar Danny Welbeck . Prandaj, Wenger është i vendosur për të bërë përpjekje qw tw siguroj shërbimet e futbollistit të O. Marseille, Michy Batshuayi në janar, transmeton KosovaPress.
Batshuayi 21-vjeçari e ka shënuar 12 gola që kur iu bashkua Marseille nga Standard Liege në fillim të stinorit të kaluar, dhe shënoi në debutimin e tij të parë në ndeshjen ndërkombëtar për Belgjikën kundër Qipros.
Por, jo vetem Arsenali është i interesuar për Batshuayin, edhe Tottenham mendohet të jetë i interesuar për Batshuayi, për të cilin Marseille thuhet se i ka vënë vlerën 22milionë euro.
