Jahjaga vizitoi kompaninë e tekstilit “Kosova Tex”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me shefin e USAID-it në Kosovë, James Hope, vizituan kompaninë e tekstilit “Kosova Tex” dhe u informua nga drejtuesit e saj për punën dhe suksesin e kësaj kompanie, për fillimin e projektit për fuqizimin e sektorit privat edhe për fuqizimin e grave në fushën e ekonomisë.
Pas vizitës së punëtorisë në këtë kompani, presidentja Jahjaga deklaroi se është impresionuar me punën jashtëzakonisht të mirë që bëhet në këtë kompani që është një shembull i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe më gjerë.
Veçanërisht dua të them se është një tregim i suksesit dhe inkurajues për sektorin privat në Kosovë se si duhet të punohet dhe veçanërisht për plasimin e të gjitha prodhimeve të tyre jashtë vendit.
“Arsyeja kryesore që jemi mbledhur të gjithë këtu sot është për këtë projekt të partneritetit publiko-privat që të shfrytëzojnë aspektin më të mirë të mundshëm fuqinëpunëtore të Kosovës që e ka sepse ju e dini shumë mirë që Kosova ka ende probleme të konsiderueshme sa i përket shkallës së ulët të punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe 50 për qind të popullsisë sonë që janë gratë dhe vajzat që atë potencial duhet ta shfrytëzojmë në zhvillim të gjithmbarshëm të vendit tonë”, tha Jahjaga.