Amerika meriton diçka më të mirë pas tetë vitesh të udhëheqjes së Barack Obamas ka thënë ish guvernatori i FLoridës Jeb Bush pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për president të SHBA-ve.
” E kemi bërë Floridën të parën duke krijuar vendet pune dhe biznese të vogla. Unë e di që mund të rregulloj për të mirë, sepse këtë veç e kam bërë. “ka thënë Bush.
Jeb Bush(62) djali i ish presidentit George Bush Plaku dhe vëllai i ish presidentit George Bush i Riu, ka thënë se fushatën do ta bëjë gjithkund dhe se do të përballet me të gjitha problemet.
Ai po ashtu tha se nuk do të mbështetet në emrin e familjes, transmeton Agjencia AFP.
“Nuk do t’i marr askujt të gatshme. Do të garoj me zemër do të garoj që të fitoj:, ka thënë Bush.
Ish guvernatori i Floridës, gruaja e të cilit është nga Meksika iu ka drejtuar të pranishmëve në anglisht dhe spanjisht çka nuk është e zakonshme për fjalim politik.
