Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim sot që Klubi i Basketbollit Besa të përjashtohet nga garat e Basketbollit për edicionin pauses, atë 2015-16.
Ky Komision poashtu vendosi që të gjitha ndeshjet e klubit Besa prej xhiros së 22-të të Superligës në edicionin 2014-15 të regjistorhën me rezultat zyrtarë.
Këto vendime Komisioni i mori pasi konstatoi se Klubi Besa ka bërë falsifikimin e dokumentave, përkatësisht fletëpagesave për obligimet ndaj Federatës. Falsifikimin e këtyre dokumentave e ka bërë edhe Banka TEB, faturat e të cilës klubi Besa i kishte paraqitur në Federatë.
Rrjedhimisht Komisioni Disiplinor ka konstatuar se pagesat e ndryshme për licencimin e lojtarëve dhe gabimeve teknike janë jo valide, prandaj ka marrë vendimin në bazë të rregulloreës së garave e që parasheh përjashtimin nga edicioni i ardhshëm garues.
