Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se sanksionet perëndimore mbi Iranin mund të fillojnë të hiqen për gjashtë muaj. “Ka disa gjëra që Irani dhe Agjencia për Energji Bërthamore duhet t’i bëjnë. Dhe ato gjëra duhet të zgjidhen të gjitha përpara se sanksionet të fillojnë të hiqen”, ka thënë Kerry. “Prandaj do të duhen gjashtë muaj apo më shumë, pasi është vështirë të thuhet saktësisht sepse kjo varet nga ajo që do të ndodhë. Por unë nuk mendoj se do të ndodhë më herët” ka thënë Kerry./21Media
