Prokurorët në Ukrainë thonë se do të ngrenë padi ndaj drejtueses së një kantine vere në Krime, pasi ajo hapi një shishe vere 240-vjeçare për Vladimir Putin dhe Silvio Berlusconi-n.
Presidenti rus dhe ish-kryeministri italian kaluan fundjavën në Krime, duke vizituar rrënojat antike.
Prokurorët thonë se ata pinë verë në kantinën e njohur Massandra.
Sipas BBC, Massandra ka qenë pronë e qeverisë ukrainase përpara se Krimeja të aneksohej nga Rusia në mars të vitit të shkuar.
Por akuzat nuk mund të ndiqen në Krime, ku Rusia ka kontroll të plotë.
Drejtoresha pro-ruse e kantinës, Yanina Pavlenko hapi verën “Jeres de la Frontera” e vitit 1775.
“A mund ta pimë”, pyeti Berlusconi në anglisht.
“Po,” iu përgjigj ajo.
Nuk dihet se çfarë ndodhi me shishen, por prokurorët ukrainas thonë se ajo kushton më shumë se 90 mijë dollarë,shkruan Mapo.al
“Ajo verë është pjesë e trashëgimisë së popullit ukrainas,” tha një prokuror.


