Kitara e preferuar e Xhon Lenonit do të vihet në ankand. Bëhet fjalë për kitarën që ka qenë pjesë e rëndësishme e grupit Bitells dhe për të cilën nuk dihej se ku gjendej 50 vite me radhë, paralajmërohet se do jetë pjesë e ankandit Xhulian të ikonave të Rock and Roll e cila do të mbahet në nëntor në Beverli Hills. Kitara Gipson 160 është përdorur në shumë shfaqje e peroformime nga karriera e hershme e Bitellsave, kurse rastësisht e ka gjetur një shitës i kitarave.
“Unë kam dyqan me kitare në Nju Jork dhe vazhdimisht më kontaktojnë njerëz që thonë se kanë kitara nga Bitellsat. Në 99% e rasteve është gënjeshtër por nuk dihet. Një njeri me emrin Xhon Mekau më kontaktoi dhe dërgoi kitarën Gipson 160 duke e menduar se ndoshta ishte kitara e Xhon Lenonit e humbur para 50 viteve. Arritëm ta krahasojmë drurin dhe kjo në të vërtet ishte zbulim i madh” , tha Endi Babiuk, pronari i shitores së kitarave.
Kitara e Xhon Lenonit u zhduk në vitin 1963. Me këtë kitare kompozimet e njohura “She „She Loves You,“ „I Want to Hold Your Hand,“ and „All My Loving“. Çmimi i kitarës në ankand pritet të arrijë 500-800 mijë dollarë.
