Kreatorja, Krenare Rugova,prezantoi koleksionin e saj më të ri, koleksion ky që kreatorja në fjalë ndjente një dashuri të madhe për të, madje sipas saj nga dashuria e madhe që kishte për veshjet e këtij koleksioni, nuk kishte ditur edhe se si ta quante. Sipas saj, minutat e fundit kishte menduar ta quante “Dashuri”.
Ky koleksion u prezantua në atelen e saj,dhe se përmbante 30 veshje, ku secila veshje ishte e punuar nga materiali autokton shqiptar ku pëlhurat e përdorura për këtë koleksion janë të vjetra deri në 70 vjet.

