Komuna e Gjakovës dhe MTI-ja, akuzojnë njëra-tjetrën(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në adresë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë po drejton ankesa edhe Komuna e Gjakovës. Madje, sipas kësaj të fundit, kjo ministri po e shkel ligjin. Problemet mes pushtetit lokal dhe MTI-së po vijnë pasi MTI ka shfuqizuar vendimin e komunës së Gjakovës, me të cilin kjo e fundit i kishte ndaluar të ushtrojë veprimtarinë lokalit “Loni’s Pub”, që sipas inspektoratit komunal nuk i plotësonte kushtet minimale teknike, higjiene e sanitare për një veprimtari të tillë. Pas ankesës së palës në MTI, kjo e fundit shfuqizoj vendimin e komunës së Gjakovës duke i lejuar lokalit që gjenden në ish-tregun e bylmetit, të vazhdojë punën.
Mentor Sylmeta, drejtor i inspektoratit në Komunën e Gjakovës

https://youtu.be/wBS7IZeedzI
 
Lulezim Syla-MTI: Drejtoria e inspektoratit të Gjakovës ka bërë shkelje ligjore

https://youtu.be/Uy0Iq1nEUZY
Në anën tjetër, Inspektorati i Komunës së Gjakovës, duke pretenduar se vendimi iu është shfuqizuar pa bazë ligjore, do të vazhdojnë me procedurat ligjore, duke ankimuar vendimin në gjykatën kompetente. Sipas tyre, kjo që është bërë nga MTI është kundër-ligjore.
Mos-pajtimet mes pushtetit lokal dhe biznesit “Loni’s” nisin me pronën të cilën e shfrytëzon ky biznes. “Loni’s” gjendet në hapësirën e ish-tregut të bylmetit, pjesë të cilën qeverisja e tanishme e Gjakovës synon ta kthejë ashtu siç ishte dikur- treg të bylmetit.
Pasi që kjo pronë është e kompanisë “Çabrati”, kompani kjo që është nën menaxhim të komunës, në vitin 2009 “Çabrati” i kis hte lëshuar me qera pronarit të lokalit “Loni’s” atë pjesë që të ushtrojë veprimtarinë. Në kontratën e tyre thuhet se “qiradhënësi mbanë të drejtën e ndërprerjes së kontratës në çdo kohë kur t’i nevojitet lokali”. Që nënkupton se Komuna e Gjakovës mund të kthejë atë pronë në kohën kur i duhet për projekte në zhvillim të komunës.
E tani kjo çështje i është drejtuar gjykatës, pasi që pronari refuzon ta lëshojë lokalin me arsyetimin se ka investuar shumë në të. Derisa komuna e Gjakovës nuk heq dorë nga projekti që atë pjesë ta kthejë në treg të bylmetit.