Kosova dhe Kroacia do të bashkëpunojnë në luftën kundër kriminalitetit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, po qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku është takuar me homologun e tij kroat, Dinko Cvitan. Ata biseduar për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, si dhe për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.
Në kuadër të kësaj vizite kryeprokurori Lumezi është pritur nga homologu i tij kroat, kryeprokurori Dinko Cvitan, me të cilin është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kroacisë.
Sipas një komunikate nga Prokuroria, në këtë takim, gjithashtu është biseduar edhe për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.
Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Cvitan ndër të tjera biseduan edhe për organizimin e USKOK-ut, si dhe për bashkëpunimin në mes prokurorive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.
Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi e ftoi homolo gun e tij kroat dhe ekipin e tij, për vizitë pune në prokuroritë e vendit tonë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.
Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Republikës së Kroacisë.