Kosova e Mbretëria e Bashkuar të punojnë në parandalimin e dhunës seksuale në konflikt

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova dhe mbretëria e bashkuar duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku jo vetëm në projekte të përbashkëta për parandalimin e dhunës seksuale por edhe në rrugën drejt integrimit evropian.
Për këtë janë pajtuar gjatë një takimi që kanë pasur sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay.
Baronesha Joyce Anelay tha pas takimit me kreun e Qeverisë së Kosovës se rruga për në Bashkimin Evropian mund të jetë e vështirë, por e negociueshme nëse ka vullnet të mirë nga Qeveria.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë jo vetëm në projektet, siç është parandalimi i dhunës seksuale në konflikt, por në gjithë punën e Qeverisë për të ofruar një rrugë drejt të berit pjesë e Bashkimit Evropi an, një rrugë që mund të jetë e vështirë, por dhe e negociueshme më vullnet të mirë dhe me vullnetin e mirë të Qeverisë”, tha Anelay.
Ndërsa në anën tjetër kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka falënderuar baroneshën Anelay për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve, qoftë gjatë periudhës së luftës, por edhe gjatë ndërtimit demokratik të periudhës së pasluftës.
“Ne e çmojmë lartë mbështetjen në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, mbështetje në zhvillimin ekonomik. Dhe po ashtu vlerësojmë se do ta kemi përkrahjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha proceset që do t’i kalojmë në anëtarësimin në BE, në proceset e tjera integruese dhe në ndërtimin e vendit tonë. Biseduam edhe për t emat aktuale si dhe për pasojat e luftës veçmas që kanë të bëjnë me dhunimet seksuale dhe me atë çfarë Kosova dhe Qeveria po ndërmerr në këtë aspekt në përkujdesjen e gjithë atyre që kanë qenë pasoj e këtyre veprimeve të luftës”, tha ai.
Anelay gjatë ditës është takluar edhe me presidenten e vendit, me të cilën kanë biseduar rreth përparimit që ka bërë Kosova në një qasje institucionale dhe shoqërore për të garantuar rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
isa-baronesha2