Kosova e para në kapitujt e bisedimeve Serbi – BE

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Raportuesi i Parlamenti Evropian për Serbinë David Macalaster ka vlerësua në Beograd se është që të hapen kapitujt e parë në negociata për anëtarësim të Serbisë në BE.
Ai ka theksuar se është e qartë se kapitulli i parë do të jetë kapitulli 35 deh se në fund të procesit do të arrihet marrëveshja detyruese e Beogradit dhe e Prishtinës, transmeton B92.
“Besoj se ka ardhur koha që të hapen kapituj e parë dhe besoj se i pari do të hapej sivjet, e ai i mund të jetë 35, 23, 24 dhe 32”, ka theksuar ai duke shuar se vendimi varet nga 28 vendet anëtare dhe se Komisioni Evropian e jep rekomandimin.
Ai ka shtuar se kapitulli 35, për shkak të marrëdhënieve komplekse me Prishtinën, kapitulli 35 ka rol të madh.
Ai ka shtuar se hapja e kapitullit 35 varet nëse do të ndodhë përparim shtesë në gjetjen e zgjidhjes për Asociacionin e Komunave serbe
“Çështja e Kosovës natyrisht se është me rëndësi vitale për BE-në. Ekziston rezoluta e Bundestagut e cila kërkon që kapitulli 35 duhet të hapet shumë herët,e këtë e kanë kërkuar edhe disa qeveri të BE-së. nuk më takon mua të se cili kapitull do të hapet i pari, por është e qartë se ai do të kapitulli 35”, ka thënë Macalister.
Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është çështje kontraverse në Serbi
“Ndoshta po flasim shumë për Kosovën sepse kapitulli 35 duhet të hapet sa më parë”, tha ai duek shtuar se formimi i AKS-së është çështja më urgjente
“Koha është për kompromis dhe jemi afër tij. Në mbarim të negociatave është në interes të Serbisë të përfundojë Marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën e cila do të jetë në interes të të dy palëve“, tha Macalaster.